Mimoza Sylejmani u lind në Prishtinë, më 28 shkurt 1979.
Studimet Universitare i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Dega Arkitekturë, me titullin Inxhiniere e diplomuar e arkitekturës (Inxh. i dip. ark.).
Punën praktike e filloi në vitin 2000, përmes angazhimit në projektin për restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ku me rëndësi të veçantë ishte restaurimi i Xhamisë së Hadumit në Komunën e Gjakovës, projekt i realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit.
Gjatë periudhës 2001 – 2003, punoi koordinatore në kompaninë norvegjeze “NORWAY INVEST”, duke u angazhuar në sigurinë e objekteve kundër zjarrit. Në vitin 2003, ka punuar si eksperte në vizionimin e Komunës së Suharekës, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Vjenës, ku për shkak të suksesit të projektit, ekspozita u mbajt në Vjenë (Austri).
Gjatë periudhës 2005 – 2007, ka qenë e angazhuar si arkitekte në studio vendore të arkitekturës, ku ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme të Agjencisë Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Në vitin 2008, u angazhua si eksperte në projektin e CHWB-së për hartimin e planeve rregulluese dhe planeve zhvillimore në Komunën e Junikut, projekt ky i realizuar në bashkëpunim me Universitetin “Polis” në Tiranë.
Në periudhën 2008 – 2013, ka shërbyer si eksperte për hartimin e projekteve të ndryshme në fushën e arkitekturës, në bashkëpunim me kompani të mëdha, qoftë lokale apo ndërkombëtare.
Gjithashtu, ka qenë e angazhuar dhe ka punuar në disa OJQ për trajtimin e hapësirave publike në Komunën e Prishtinës.
Është themeluese e Zyrës për Rigjenerim Urban në Komunën e Prishtinës, nga viti 2014 – 2019, dhe për një mandat ka qenë asambliste në Kuvendin e Komunës së Prishtinës dhe aksionare në NPL “Pallati i Rinisë” në Prishtinë.
Ka qenë pjesë e disa jurive, siç është: konkursi për “Tregun e librave”, konkursi për “Tregun e luleve”, festivalin “Archi Tech”, konkursin arkitektonik për “Çarshinë” në kompleksin e Prishtinës së Vjetër” dhe ka qenë kryesuese në konkursin për objektin e Autizmit dhe Down Syndrom në Prishtinë.
Gjatë periudhës 2019 – 2022, ishte Koordinatore për Projekte në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe Komunën e Prishtinës.
Aktualisht ushtron pozitën e Drejtoreshës së Drejtorisë për Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës.
E-mail: mimoza.sylejmani@rks-gov.net