Si ta kuptoj se sa kam borxh për shërbimin e mbeturinave për shtëpinë apo banesën time?
Faturat për shërbimin e mbeturinave do të ngarkohen në sistem për të gjithë pronarët e shtëpive/banesave, çdo 3 muaj. Këto fatura përmbajnë tarifën e mbeturinave për 3 muaj dhe nëse ky borxh nuk paguhet brenda tremujorit të parë, do të figurojë në faturën e radhës të cilën e pranoni.
Si dhe ku mund ta paguaj borxhin e vjetër të mbeturinave deri të datës 31.12.2017?
Borxhin e vjetër të mbeturinave duhet ta paguani në kompani ose në zyret e pagesave (arkat) e “Pastrimi-t” Sh. A – Prishtinë.