Ofron ndihmë juridike, këshillime dhe bën ekspertizë për nevojat e Kabinetit të Kryetarit, drejtorive, sektorëve/njësive dhe të institucioneve të arsimit, të shëndetësisë dhe të ndërmarrjeve komunale; Shqyrton të gjitha projekt rregulloret që propozuesit ia dërgojnë për miratim Këshillit të drejtorëve, komiteteve kompetente dhe Kuvendit të Komunës, duke garantuar pajtueshmëri me ligjet ekzistuese në fuqi dhe Statutin e Komunës; Shqyrton propozimet e vendimeve dhe akteve të tjera që i propozohen Kuvendit për miratim; Harton vendime dhe urdhëresa administrative, të cilat i lëshon Kryetari i Komunës; Ruan dokumentacionin e Zyrës ligjore dhe bën shtypjen e të gjitha materialeve dhe akteve të tjera nga përgjegjësia e kësaj zyre; Bashkëpunon me bashkëpunëtorët profesionalë dhe iu ndihmon atyre nga pikëpamja ligjore në përgatitjen e vendimeve dhe të akteve tjera juridike si dhe të materialeve tjera të ndryshme; Përfaqëson dhe mbron interesin e Komunës dhe të institucioneve që financohen nga Komuna në procedurat gjyqësore civile, penale, përmbaruese dhe administrative në gjykatat e vendit në të gjitha nivelet; Ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për mbrojtjen e interesit pasuror dhe juridik të Komunës, në përputhje me përgjegjësitë e përcaktuara me ligj; Kryen edhe punë të parapara me ligj, me Statutin e Komunës së Prishtinës dhe me rregulloret tjera; Sektori ligjor, udhëhiqet nga Udhëheqësi i sektorit, i cili për punën e tij, i përgjigjet Kryetarit të Komunës.