Dëshironi të bëni një qen pjesë të familjes suaj, ejani në Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacakë ose identifikoni një qen në rrugë. Ja hapat për ta adoptuar:
Informoni Kryeqytetin për zgjedhjen tuaj;
Qeni do të dërgohet në qendrën e trajtimit për vaksinim , kontroll të parazitëve dhe diagnostikim të çdo çështjeje shëndetësore;
Pasi të nënshkruani kontratën e adoptimit me Kryeqytetin, ju do të përfitoni 50 Euro subvencion në muaj për kujdesin e qenit të ri.
Le të ndihmojmë çdo qen të gjejë një shtëpi të dashur!