Rrezarta Aliu është e lindur më 17.4.1997 në Prishtinë, ku ka jetuar, vepruar dhe vazhdon të jetojë e të kontribuojë profesionalisht. Ajo është psikologe e diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, me përvojë të gjerë në fushën e shëndetit mendor, mbështetjes psikosociale dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka qenë e angazhuar në punën me fëmijë, të rinj dhe grupe të cenueshme, duke ofruar mbështetje edukative dhe zhvillimore që kontribuon në përmirësimin e mirëqenies emocionale, psikosociale, performancës akademike dhe forcimin e vetëbesimit.
Znj. Aliu ka shërbyer gjithashtu si mbikëqyrëse në Linjën e Jetës, duke udhëhequr dhe mbështetur operatorët e ndihmës emergjente për personat në nevojë. Në këtë rol, ajo ka kontribuar në sigurimin e standardeve profesionale të ndërhyrjes, supervizimin e rasteve komplekse dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për vullnetarët, duke ndihmuar në menaxhimin e situatave të rrezikut dhe në ruajtjen e mirëqenies së përfituesve të shërbimit.
Përtej kësaj, ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm në procese të ndjeshme shoqërore dhe humanitare, përfshirë dokumentimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, mbështetjen psikosociale për viktimat e dhunës seksuale dhe monitorimin e respektimit të të drejtave të njeriut në institucione të mbyllura. Përvoja e saj përfshin bashkëpunim me organizata vendore dhe ndërkombëtare në projekte që synojnë drejtësinë sociale, rehabilitimin e traumës dhe fuqizimin e komuniteteve të cenueshme.
Ajo ka qenë gjithashtu e përfshirë në hartimin e manualeve profesionale, udhëzuesve praktikë dhe raporteve analitike mbi traumat individuale dhe familjare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave sociale dhe përmirësimin e shërbimeve të shëndetit mendor në Kosovë. Qasja e saj profesionale ndërthur standardet shkencore me ndjeshmërinë njerëzore, duke promovuar ndërhyrje gjithëpërfshirëse, etike dhe të bazuara në evidencë.
Aktualisht, ajo ushtron detyrën e Drejtoreshës së Turizmit në Komunën e Prishtinës.
E njohur për integritetin, empatinë dhe profesionalizmin e lartë, Rrezarta Aliu mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të individit, mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, si dhe zhvillimit dhe promovimit të turizmit si një sektor me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe imazhin qytetit.
E-mail: rrezarta.aliu@rks-gov.net
Drejtoria e Turizmit
Drejtoria e Turizmit, në kuadër të fushëveprimtarisë së saj, ushtron dhe është përgjegjëse për:
Përgjegjësitë e Drejtorisë së Turizmit
Shërbimet dhe aktivitetet e Drejtorisë së Turizmit përfshijnë: