Arbër Sadiki u lind në Prishtinë, në vitin 1977.
Ka diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Mban gradën shkencore Doktor i Shkencave Teknike në Fushën e Arkitekturës dhe Urbanizmit, nga Universiteti i Beogradit.
Fusha e tij e ngushtë hulumtuese lidhet me marrëdhëniet mes rrethanave shoqërore dhe arkitekturës së Prishtinës, në periudhën kohore 1945-1990.
Gjatë karrierës së tij ka ushtruar shumë detyra, si:
Kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës (nëntor 2013 – nëntor 2014).
Asistent kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e 14-të të Venecias (14 La Biennale di Venezia).
Bashkëpunëtor në publikimin dhe ekspozitën “Toward a Concrete Utopia: Architecture in Yugoslavia, 1948–1980”, MoMA, New York, 2018.
Anëtar i International Council on Monuments and Sites ICOMOS, Paris.
Anëtar i Docomomo International, Lisbonë.
Nominues në Aga Khan Award for Architecture, Gjenevë, për periudhën e viteve 2016 – 2019 dhe vitin 2022.
Fitues i “Çmimit Vjetor për Vepër Shkencore në fushën e Trashëgimisë Kulturore”, 2020, ndarë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për botimin me titull: “Arkitektura e Ndërtesave Publike në Prishtinë: 1945-1990, Faktorët Shoqëror dhe Formësues”.
Nga viti 2012, është i angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Arkitekturës në UBT, Prishtinë.
Pjesë e shkëmbimit të stafit akademik në programin Erasmus+ (2018, 2019), me Anhalt University of Applied Sciences, Dessau, Gjermani.
Aktualisht ushtron pozitën e Drejtorit të Urbanizmit, në Komunën e Prishtinës.
E-mail: arber.sadiki@rks-gov.net
Asistente: dardania.krasniqi@rks-gov.net
Tel: 038/221-242