Sektori i Legalizimit vepron në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit dhe kryen detyra që kanë të bëjnë me trajtimin e ndërtimeve pa leje sipas Ligjit për Trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe akteve të tjera nënligjore që rregullojnë këtë fushë.
Ndër të tjera Sektori i Legalizimit kryen edhe këto aktivitete:
Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet njerëzore për procedurën e legalizimit
Organizon dhe cakton grupet profesionale për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizim
Organizon dhe cakton grupet profesionale për vlerësimin e objekteve pa leje
Konstaton dhe delegon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, dhe veçmas me rregulloren dhe Manualin për legalizim
Kontrollon dokumentacionin teknik në harmoni me ligjet ndërtimore, standardet, dokumentacionet urbanistike në fuqi, si dhe me rregulloren dhe Manualin për legalizim
Koordinon dhe kryen punët procedurale nga lëmi i ndërtimeve pa leje
Informon dhe orienton palët dhe qytetarët për procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje dhe
Kryen edhe detyra të tjera në pajtim me dispozitat ligjore dhe Rregulloren për legalizim.