Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se Faza e parë e dezinsektimit hapësinor në lagjet e Kryeqytetit për vitin 2026 fillon më 01.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit të publikuar.
Hudhja e larvicideve do të realizohet më 30.05.2026 dhe 31.05.2026, duke filluar nga ora 09:00.
Ju informojmë se, varësisht nga kushtet atmosferike, mund të ketë ndryshime në datat dhe oraret e realizimit të aktiviteteve.
