
Nora Cimili u diplomua në Inxhinieri të Ndërtimit dhe mban diploma Master në Planifikim Urban dhe Hapësinor, si dhe në Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa. Është auditore e certifikuar e energjisë, me ekspertizë në energji, zhvillim urban, qëndrueshmëri mjedisore dhe menaxhim strategjik.
Gjatë karrierës së saj profesionale, Nora ka mbajtur pozita kyçe në institucione vendore dhe organizata ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë Millennium Foundation Kosovo dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku ka kontribuar në hartimin dhe zbatimin e programeve dhe politikave në fushën e energjisë, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ajo ka shërbyer si kryeshefe ekzekutive e ndërmarrjes publike lokale “Gjelbër” në Prishtinë, ku ka udhëhequr transformimin dhe modernizimin e ndërmarrjes përmes iniciativave inovative në fushën e infrastrukturës së gjelbër, energjisë së ripërtërishme, ekonomisë qarkore dhe shërbimeve publike të qëndrueshme.
Puna dhe angazhimi i saj profesional fokusohen në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, forcimin e institucioneve dhe krijimin e zgjidhjeve me ndikim afatgjatë për komunitetet dhe mjedisin.
Aktualisht është drejtoreshë e Drejtorisë së Transformimit të Kryeqytetit.
E-mail: nora.cimili@rks-gov.net
Drejtoria e Transformimit
Drejtoria për Transformim e Kryeqytetit, ka këto detyra dhe përgjegjësi:
1. Harton programin zhvillimor afatgjatë dhe afatmesëm për te gjitha investimet kapitale që konsiderohen Ndërtim i Lartë dhe krahas përpilon strategjinë për menaxhimin e kontratave në nivel të komunës. Programi i hartuar përfshinë dhe merr parasysh nevojat zhvillimore të drejtorive të komunës, kërkesat e banorëve dhe të bashkësive lokale, kërkesat e organizatave, institucioneve dhe të gjithë pjesëmarrësve në jetën dhe funksionin e Kryeqytetit, dhe propozon mënyrën e realizimit të tij. Programi duhet të jetë në harmoni me planet zhvillimore dhe rregulluese të qytetit dhe komunës në përgjithësi, si dhe në pajtim me agjendën e Programit dhe Strategjisë Zhvillimore të Kryetarit të Kryeqytetit;
2. Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të ndërtimeve të komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit, me pikësynim zhvillimin e ndërtimit me standardet të BE-së;
3. Në koordinim dhe kontakt të vazhdueshëm me Drejtoritë e Komunës sipas programeve te tyre zhvillimore e strategjike inicion programet projektuese(detyrat projektuese) për përgatitjen e Dokumentacioneve Teknike(DT) investuese të mundshme dhe të planifikuara;
4. Udhëzon dhe ndihmon Operatoret Ekonomik(OE) të specializuar në fushat e fizibilitetit (lëvërdishmërisë), projektimit, planifikimit dhe këshillimeve të tjera që nevojiten, në zhvillimin e programeve projektuese(detyrat projektuese) për përgatitjen e Dokumentacioneve Teknike(DT) investuese të projekteve të planifikuara sipas standardeve të aprovuara në BE;
5. Udhëzon dhe ndihmon OE të specializuar për marrjen dhe pajisjen me kushte, pëlqim dhe leje të duhura si Komunale ashtu dhe për ato të shërbimeve përcjellëse të domosdoshme për nisjen e realizimit të projekteve;
6. Mbështet zyrën e prokurimit në vlerësime dhe raportime gjegjëse në procesin e prokurimit për OE të specializuara në realizimin-ndërtimin e projekteve;
7. Ben menaxhimin e projekteve duke i përcjellë me mbikëqyrje financiare, kohore dhe të cilësisë së punëve, materialeve dhe pajisjeve të OE në procesin e realizimit -ndërtimit sipas standardeve të BE-së deri në përmbylljen e projekteve – kur bëhet kontrollimi final inspektues dhe dorëzimi përdoruesve të tyre;
8. Këshillon Kryetarin dhe Drejtoritë tjera të komunës për investime kapitale të Ndërtimit të Lartë;
9. Kryen punë nga lëmi i gjeodezisë për nevoja të Drejtorisë;
10. Ruan dokumentacionin e eksproprijimit të pronave, për vitet e mëhershme, në interes të Komunës;
11. Arkivon dokumentacionin e Drejtorisë së Transformimit të Kryeqytetit.
12. Kryen edhe punë tjera që janë në interes të komunës.
Drejtoria e Transformimit të Kryeqytetit, është e organizuar në këta sektorë:
Sektori i planifikimit të projekteve investuese,
Sektori i menaxhimit të kontratave,
Sektori i shërbimeve të përgjithshme.
Sektori i planifikimit të projekteve
Fushë veprimtaria e Sektorit:
• Asiston në hartimin e planeve dhe programeve zhvillimore afatmesme, vjetore ose edhe mujore për drejtorinë;
• Harton planet dhe programet zhvillimore afatmesme, vjetore ose edhe mujore për Sektorin;
• Përcjell, hulumton dhe asiston në përpilimin e planeve dhe programeve zhvillimore që hartohen prej drejtorive të Komunës në lidhje me projektet e mundshme të Ndërtimit të
Larte, nga aspekti i njohurive teknike dhe të përpilimit sa më të saktë të buxheteve për ato;
• Në koordinim dhe kontakt te vazhdueshëm me Drejtoritë e Komunës sipas planeve dhe programeve të tyre zhvillimore dhe strategjike inicion programet projektuese(detyrat projektuese) për përgatitjen e Dokumentacioneve Teknike(DT) investuese të mundshme dhe të planifikuara;
• Mbikëqyrë hartimin e projekteve për investime të komunës, konsultohet me drejtoritë dhe komunitetin për projekte të reja;
• Udhëzon dhe ndihmon Operatoret Ekonomik(OE) të specializuar në fushat e fizibilitetit (lëvërdishmërisë), projektimit, planifikimit dhe këshillimeve të tjera që nevojiten, në zhvillimin e programeve projektuese(detyrat projektuese) për përgatitjen e Dokumentacioneve Teknike(DT) investuese të projekteve të planifikuara sipas standardeve të aprovuara në BE;
• Udhëzon dhe ndihmon OE të specializuar për marrjen dhe pajisjen me kushte, pëlqim dhe leje të duhura si Komunale ashtu dhe për ato te shërbimeve përcjellëse të domosdoshme për nisjen e realizimit të projekteve;
• Mbështet zyrën e prokurimit në vlerësime dhe raportime gjegjëse në procesin e prokurimit për OE të specializuara në realizimin-ndërtimin e projekteve;
• Bën menaxhimin e projekteve duke i përcjellë me mbikëqyrje financiare, kohore dhe të cilësisë se punëve, materialeve dhe pajisjeve të OE në procesin e realizimit ndërtimit
sipas standardeve të BE-së deri në përmbylljen e projekteve- kur bëhet kontrollimi final inspektues dhe dorëzimi përdoruesve të tyre;
• Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të ndërtimeve të komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit, me pikësynim zhvillimin e ndërtimit me standardet të BE-së;
• Përcjell, merr pjesë dhe angazhohet në mësimin dhe përsosjen profesionale të Vazhdueshme;
• Ruan dokumentacionin dhe arkivon dokumentacionin e saj në kuadër të arkivit të Drejtorisë së Transformimit të Kryeqytetit, dhe më tutje të Komunës;
• Sektorët ndihmojnë njëri tjetrin në rast nevoje me staf;
• Kryen edhe punë tjera që janë në interes të drejtorisë dhe komunës.
Sektori i menaxhimit të kontratave
Fushë veprimtaria e Sektorit:
• Asiston në hartimin e planeve dhe programeve zhvillimore afatmesme, vjetore ose edhe mujore për drejtorinë;
• Harton planet dhe programet zhvillimore afatmesme, vjetore ose edhe mujore për sektorin;
• Harton planet projekt e menaxhimit për secilin projekt në fillim të kontratave me OE;
• Përcjell, hulumton dhe asiston në përpilimin e planeve dhe programeve zhvillimore që hartohen prej drejtorive të Komunës në lidhje me projektet e mundshme të Ndërtimit të Lartë, nga aspekti i njohurive teknike dhe të përpilimit sa më të saktë të buxheteve për ato;
• Planifikon kohën me afatet, cilësinë e kërkuar dhe buxhetin për kryerjen e punëve në realizimin e projekteve;
• Përcjell realizimin dhe mbarëvajtjen e punëve ndërtimore dhe zejtare sipas Dokumentacioneve Teknike(DT) investuese, dhe raporton periodikisht me raporte javore, mujore dhe vjetore;
• Mbikëqyrë hartimin e projekteve për investime të komunës, konsultohet me drejtoritë dhe komunitetin për projekte të reja;
• Udhëzon dhe ndihmon OE të specializuar për marrjen dhe pajisjen me kushte, pëlqim dhe leje të duhura si Komunale ashtu dhe për ato të shërbimeve përcjellëse të domosdoshme për nisjen e realizimit të projekteve;
• Mbështet zyrën e prokurimit në vlerësime dhe raportime gjegjëse në procesin e prokurimit për OE të specializuara në realizimin-ndërtimin e projekteve;
• Ben menaxhimin e projekteve duke i përcjellë me mbikëqyrje financiare, kohore dhe të cilësisë së punëve, materialeve dhe pajisjeve të OE në procesin e realizimit -ndërtimit sipas standardeve të BE-së deri në përmbylljen e projekteve- kur bëhet kontrollimi final inspektues dhe dorëzimi përdoruesve të tyre;
• Mbikëqyr realizimin e kontratave për projekte të ndërtimit të lartë ( ndërtimet e reja, rikonstruktimet, adaptimet, meremetimet dhe mirëmbajtjen e objekteve);
• Raporton për mbarëvajtjen e kryerjes së fazave të ndërtimit;
• Përgatit njoftimet për vizita të inspektimit dhe të punimit të protokolleve;
• Përcjell dhe studion rrjedhat e zhvillimit të ndërtimeve të komunës dhe cakton kriteret e ndërtimit, me pikësynim zhvillimin e ndërtimit me standardet të BE-së;
• Përcjell, merr pjesë dhe angazhohet në mësimin dhe përsosjen profesionale të vazhdueshme;
• Ruan dokumentacionin dhe arkivon dokumentacionin e saj në kuadër të arkivit të Drejtorisë së Transformimit të Kryeqytetit, dhe më tutje të Komunës;
• Sektorët ndihmojnë njëri tjetrin në rast nevoje me staf;
• Kryen edhe punë tjera që janë në interes të komunës.
Sektori i shërbimeve të përgjithshme
Fushë veprimtaria e Sektorit:
• Asiston në hartimin e planeve dhe programeve zhvillimore afatmesme, vjetore ose edhe mujore për drejtorinë;
• Harton planet dhe programet zhvillimore afatmesme, vjetore ose edhe mujore për sektorin;
• Jep mbështetje nga aspekti juridik, financiar dhe të asistencës sekretarie;
• Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për menaxhimin e kontratave nga aspekti juridik dhe financiar;
• Kontrollon, përcjell dhe mbikëqyr se bashku me sektorët gjegjëse realizimin e kontratave dhe ne këtë cilësi menaxhon proceset e realizimit të projekteve në përputhshmëri me norma teknike të pranuara në nivel ndërkombëtar dhe nivel të BE-së;
• Shqyrton dhe jep ekspertize për konfliktet që dalin nga kontratat në mënyrë të realizimit sa më të suksesshëm të projekteve;
• Ruan dhe mbron në mënyrë të drejtë pasurinë dhe interesat e Drejtorisë dhe të Komunës në përgjithësi ndaj palëve të treta;
• Harton raporte afatmesme, vjetor, mujore për sektorin;
• Këshillon Drejtorin dhe sektorët tjera nga lëmi e ndërtimit të ultë;
• Raporton për mbarëvajtjen e kryerjes së fazave të ndërtimit;
• Përgatit njoftimet për vizita të inspektimit dhe të punimit të protokolleve;
• Sektorët ndihmojnë njëri tjetrin në rast nevoje me staf;
• Kryen edhe punë tjera që janë në interes të komunës.