Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të dhe Rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, sipas thirrjes publike për Art dhe Kulturë sipas thirrjes publike:
- Për prodhimin e shfaqjeve teatrore për fëmijë dhe për skenën e mbrëmjes në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:
- Për thirrjen publike për prodhimin e shfaqjeve teatrore për fëmijë dhe për skenën e mbrëmjes në Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”
- Dy përfaqësues/e ekspert të jashtëm nga shoqëria civile
- Një anëtarë rezervë ekspert i jashtëm nga shoqëria civile
Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.
Afati për aplikim është nga data 27.10.2025 deri më datën 04.11.2025 si dhe kërkohet gjatë periudhës së aplikimit të dërgohet CV në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net
FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTAR TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET NGA ARTI DHE KULTURA