Të shtunën me 15 shtator 2018 duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “Prehëri i gjyshit”. Autore: Vesa Qena Regjia: Melihate Qena Dizajni i dritave:Skender Latifi Luajnë: Avni Hoti, Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi, Valdet Rama Ndihmojnë: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi, Albert Gashi Sinopsisi i shkurtër: Në një familje tipike, jetojnë edhe një vëlla e një motër. Ata duan njëri tjetrin dhe luajnë bashkë. Nga një erë ka ca mosmarrëveshje të vogla por ato tejkalohen me lehtësi. Shfaqja trajton tematikën për barazinë gjinore në kuptimin e trashëgëmisë në familje. Shfaqja është finansuar nga USAID. Për informata mund të thirrni në telefonin 038 230 623.