Nëse shfrytëzuesit e hapësirave publike të cilët nuk posedojnë leje, dhe nuk i lirojnë vet hapësirat e lartcekura dhe vazhdojnë më shkeljen e rregulloreve komunal, inspekcioni komunal i mbështetur nga Policia e Kosovës dhe punëtorët e N.K. “Hotikultura”, do të bëjnë konfiskimin e të gjitha gjësendeve që do të hasen në rrugë, trotuare, para lokaleve dhe në sipërfaqe publike.
U bëhet thirrje qytetarëve që për të mos ardhur deri tek konfiskimi i mallit, apo gjësendeve tjera, të bëjnë vet lirimin e hapësirave komunale.
Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, përkatësisht inspekcioni komunal, inspekcioni i tregut dhe ai sanitar, gjatë kësaj jave do të shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha pjesët e qytetit, për të liruar hapësirat komunale, sipërfaqet publike, lirimin e rrugëve, trotuareve, ekspozimin e mallit para lokaleve, largimin e shitësve ambulant dhe largimin e pengesave tjera, që nuk posedojnë leje nga organi përkatës komunal, me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve.