“Është një shkollë që do të jetë model në Ballkan. Kemi pasur edhe përkrahjen logjistike nga USAID-i. E kemi ndërtuar në këtë lagje që kemi konsideruar se do t’i kontribuoj banorëve të saj edhe edukimit të përgjithshëm dhe të zgjidhet si problem”.
Kryetari ka ftuar këtë organizatë që ta përkrah komunën e Prishtinës në zgjidhjen e shumë problemeve që ka. Ai tha se procesin mësimor kjo shkollë do ta zhvilloj që nga shtatori i këtij viti. “E llogarisim në shtator dhe do të mundohemi që deri atëherë ta bëjmë gati për nxënësit”.
Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Patricia Rader u shpreh e gëzuar për punën që po bënë USAID-i në ndërtimin e kësaj shkolle. “Jam e gëzuar që po kontribuojmë për një arsim më të mirë për fëmijët e Prishtinës. Dhe na vije kemi pasur edhe kontributin e komunë e Prishtinës”. Rader tha se edukimi është parësorë për të ardhmen e fëmijëve. “Zvogëlimi i ndërrimeve do të ndikoj të përmirësohet edukimi në Prishtinë”.
Gjatë inspektimit të punimeve Mustafa dhe Rader janë njoftuar nga punëkryesi për cilësinë e materialit që po përdor në ndërtimin e kësaj shkolle.
Ky projekt ka kushtuar 1.5 milion euro.
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtor dhe përfaqësuesit e USAID-it kanë inspektuar punimet në ndërtimin e shkollës së gjelbër në lagjen “Çamëria”.