Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesit e USAID-it, nesër më 23 prill, në orën 14.00, inspektojnë punimet e ndërtimit të “Shkollës së Gjelbër”, e cila është në ndërtim e sipër, në lagjen “Çamëria” (në afërsi të “Fushës së Pajtimit”, ku është duke u rregulluar ndërtimi i shtratit të lumit “Prishtina”).
Ftohen përfaqësuesit e mediave ta përcjellin këtë vizitë.