Jemi të përkushtuar që të rregullojmë dhe të mirëmbajmë hapësirat e gjelbëruara dhe në të njëjtën kohë kërkojmë më shumë përgjegjësi nga qytetarët për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave.
Këtë vit, do të mbillen 250 mijë fidanë të rinj. Kemi ndarë 250 mijë euro për rregullimin e hapësirave në qytetin e Prishtinës”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustfa me rastin e shënimit të Ditës së Planetit (Tokë), ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe zyrtarë të lartë komunal dhe qytetarë.
Ndërkaq, Presidenti Sejdiu tha se “Tash motmot patëm inaguaruar këtu këtë park të rregulluar për bukuri. Tash po e shoh se qytetarët dhe organet përgjegjëse komunale e kanë mirëmbajtur për mrekulli”.
”E shoh që të gjithë ne jemi dakorduar që të punojmë së bashku për të krijuar një ambient të shëndetshëm për qytetarët. Institucionet qendrore janë të përkushtuara që të mbështesin autoritetet komunale për rritjen e gjelbërimit”, tha Presidenti Sejdiu.
Më pas i pari i vendit dhe i pari komunës, bënë mbëltimin e nga një fidani në shenjë simbolike për shënimin e 22 Prillit -Ditës së Tokës.
Jemi të përkushtuar që të shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale tokën për të krijuar hapësira të gjelbëruara.