Ndërkaq, presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, tha se “unë i kam tri përkushtime apo zotime për ketë projekt i pari është se ky është një përkushtim i madh i komunës që kryetari Isa Mustafa të bëjë çka është e mundur që Prishtina ta ketë frymëmarrjen si duhet, të paktën në rrugë”.
“Zotimi i përbashkët edhe për investitorin e komunës por edhe të kryesit të punimeve në mënyrë që puna të kryhet me herët. Është pranverë dhe mund te shfrytëzohen gjithë kapacitet punës në kushte optimale, dhe kjo do te ishte një shpërblim i madh për qytetaret dhe e treta, është për qytetaret e Prishtinës dhe njerëzit që gravitojnë në Prishtinë kërkojmë të kenë mirëkuptim, në kuptimin e mos tollovisë dhe të mos bllokohet kjo rrugë , dhe të na ndihmojnë që të përurohet kjo rrugë sa me shpejt që është e mundur”, tha Presidenti Sejdiu, me rastin e fillimit të zgjerimit të Bulevardit “Bill Klinton”.
“Sot po fillojmë punimet në zgjerimin e Bulevardit “Bill Klinton”, ku krahas zgjerimit do të ndërtohet edhe nënkalimi në afërsi të objektit të KEK-ut, dhe krejt kjo punë po bëhet për të mundësuar që në këtë aks rrugor të zhvillohet komunikacioni më lirshëm dhe qytetarët të kalojnë rrugën pa u penguar nga automjetet”, tha Isa Mustafa, me rastin e fillimit të punimeve, ku prezent ishte edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe udhëheqës tjerë komunal".