Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë nesër më 22 prill, në orën 13.00, do të marr pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve në zgjerimin e Bulevardit “Bill Klinton”, në lagjen “Dardania”, dhe fillimin e ndërtimit të nënkalimit në këtë Bulevard.
Vendtakimi me përfaqësuesit e mediave do të jetë në afërsi të objektit të KEK-ut, ku dhe fillojnë punimet.