Në këtë takim u bisedua për mundësit e komunës për t’i dalë në ndihmë kësaj shoqate me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes së banimit për disa anëtarë të SHIL të UCK-së.
“Ne kemi përcaktuar lokacionin për ndërtimin e një objekti për invalid të luftës, veteranë dhe familje të dëshmorëve në “Fushën e Pajtimit”, po ashtu kemi ndarë një buxhet fillestarë për të filluar ndërtimin e këtij objekti”, tha Mustafa.
Tani tha ai “do të fillojmë me proceduarat e tenderimit dhe krahas proceduarve shpresojmë të gjejmë edhe donatorë tjerë për përfundimin e këtij projekti, ku do të vendoseshin rreth 50 familje të këtyre kategorive”, pohoi kreu i Prishtinës, Isa Mustafa.
Kryetari i kësaj shoqate Sylë Vitia, falënderoi kryetarin Mustafa për angazhimin e tij, për zgjidhjen e çështjeve me të cilat përballen anëtarët e shoqatave të dala nga lufta.
Kryetari Mustafa tha se “ne do të jemi të përkushtuar dhe bashkërisht do të punojmë në përmirësimin e kushteve të jetesës për këto kategori, duke pasur parasysh kontributin e pamohueshëm dhe sakrificën që kanë bërë për vendin”.
Në këtë takim u fol edhe për nevojën e domosdoshme të kapërcimit të mosmarrëveshjeve për fillimin e rregullimit të varrezave të dëshmorëve në “Velani”.
Lidhur me këtë çështje u tha se shumë shpejtë do të zhvillohet një takim midis kryetarit Mustafa dhe përfaqësuesve të tri shoqatave të dala nga lufta për të zgjidhur këtë çështje , me qëllim që komuna e Prishtinës sa më parë të fillojë rregullimin e tyre.
Prishtinë, 23 mars 2010
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot, priti në një takim kryesinë e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Prishtinë.