Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi, Raportin e punës së kryetarit të Komunës, për situatën ekonomike, financiare, zbatimin e planeve inventive dhe aktivitet e organeve të komunës për vitin 2009.
Për këtë pikë të rendit të ditës përveç kryetarit të komunës diskutuan edhe anëtarët e tjerë të këshillit të drejtorëve.
Pas diskutimit të drejtores së Drejtorisë për Urbanizëm, ndërtim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Luljeta Sokoli, Këshilli i drejtorëve miratoi manualin për legalizimin e ndërtimeve pa leje, si dhe propozimvendimi për destinimin e tepricës së mjeteve financiare.Të gjitha pikat e miratuara në këtë mbledhje nga Këshilli i drejtorëve, do t’i kalohen për miratim komitetit për Politikë dhe Financa dhe më pastaj do t’i procedohen Kuvendit për miratim.
Këshilli i drejtorëve i Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e kryetarit Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme diskutoi dhe miratoi pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.