Ndërkaq , me prezantimet e tyre u paraqiten Ole Bouman, drejtor i NAI-t, Marcel Musch, konsulent për dizajn urban në BVR, Wilma Ruis , këshilltare dhe trajnerë, De Beuk, organizatë që këshillon komunat dhe Kai Vöckler, urbanist dhe publicist në Berlin.
Ekspert e fushës planifikimit dhe urbanizmit nga Holanda, paraqiten para eksperteve vendor të këtyre fushave përvojën e tyre në hartimin e planeve rregulluese dhe zbatimin e tyre.
Në këtë debat u bisedua edhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e planifikimit urban, ku midis eksperteve holandez dhe atyre kosovar u shkëmbyen përvojave në fushën e Planifikimit Hapësinor dhe urban , me ç’rast në auditoriumin profesional u zhvillua një diskutim i frytshëm në këtë fushë .
“Komuna e Prishtinës ka parë të arsyeshme që të filloj draftimin e Planit zhvillimor Komunal dhe Planit zhvillimor Urban, i cili do të bazohet në ligjin për planifikimin hapësinor. E rëndësishme në këtë proces është që të siguroj një të ardhme prosperuese për qytetarët e Prishtinës”, tha Avdullah Hoti, nënkryetari i Komunës së Prishtinës.
Ne si komunë e Prishtinës, tha ai jemi duke punuar ne zgjerimin e zonës industriale në mes të komunave Fushe Kosove dhe Lipjan.
“Debate të tilla si ky janë me interes për Komunën e Prishtinës, prandaj nga ne do të merren parasysh të gjitha rekomandimet sugjerimet dhe përvoja e juaj në fushuan e planifikimit urban”, tha Hoti, duke i falënderuar ekspertët e planifikimit për sjelljen e përvojave të tyre dhe pjesëmarrësit tjerë ne këtë debat.
Komuna e Prishtinës, së bashku me Institutin e Arkitekturës së Holandës (NAI) dhe Archis Interventions organizuan Debatin në Turne – Prishtina, si pjesë e serisë së Debatit në Turne të NAI.