Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet financiare
Draft rregulloret
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Këshilli komunal për siguri në bashkësi
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konsultimet publike
Materialet Përcjellëse të Seancave të Kuvendit të Kryeqytetit
Njoftimet
Performanca komunale
Planet vjetore të Kuvendit
Procesverbalet
Procesverbalet e komitetit për komunitete
Raportet 3 Mujore
Raportet 6 Mujore
Raportet Financiare
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Raportet vjetore të kuvendit
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Strategjitë
Takimet publike
Thirrja për komitetin për komunitete
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje per Propozime
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Arsim
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Barazi Gjinore
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Bujqësi dhe Zhvillim rural
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Planifikim Strategjik, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Pronë dhe Kadastër
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Shërbime Publike
Vendimet
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet financiare
Draft rregulloret
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Këshilli komunal për siguri në bashkësi
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konsultimet publike
Materialet Përcjellëse të Seancave të Kuvendit të Kryeqytetit
Njoftimet
Performanca komunale
Planet vjetore të Kuvendit
Procesverbalet
Procesverbalet e komitetit për komunitete
Raportet 3 Mujore
Raportet 6 Mujore
Raportet Financiare
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Raportet vjetore të kuvendit
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Strategjitë
Takimet publike
Thirrja për komitetin për komunitete
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje per Propozime
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Arsim
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Barazi Gjinore
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Bujqësi dhe Zhvillim rural
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Planifikim Strategjik, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Pronë dhe Kadastër
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Shërbime Publike
Vendimet

Biografia / Detyrat dhe Përgjegjësitë

Jehona Lushaku Sadriu u lind në Prishtinë, në vitin 1980.

Studimet e doktoratës i përfundoi në Universitetin e Hanoverit të Gjermanisë, me temë: “Evropianizimi përmes kushtëzimit dhe deliberimit” në vitin 2019. Studimet master i përfundoi gjithashtu në Universitetin e Hanoverit, në drejtimin MA Integrime Evropiane –  Jeann Monnet, kurse paraprakisht ka përfunduar dy fakultete në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Shkencave Politike dhe Administratës Publike, si dhe atë të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.

Për sukses në studime dhe angazhim social, ajo është zgjedhur studente e vitit 2005 në Universitetin e Hanoverit, në ç’rast i është ndarë çmimi “Victor-Reizkallah”. Gjatë studimeve ka qenë bursiste e Konrad Adenauer Stiftung dhe ka përfunduar praktika profesionale në Parlamentin Evropian, Bundestag, Parlamentin e Landit të Saksonisë së Ulët dhe DW në Berlin.

Lushaku Sadriu, aktualisht është profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2013, ajo ka qëndruar një semestër në Universitetin e Salzburgut në Austri si ligjëruese mysafire në Qendrën e Studimeve Evropiane. Në mes të viteve 2010-2014 ajo ka ligjëruar në disa programe ndërkombëtare akademike: Summer University South East Europe-2007-Uni Vienna, Sommerakademie des GSI- Bonn 2014, 2015; Universitetin Ndërkombëtar Veror të Prishtinës 2011, 2015; EU Law Winter School 2010-UP, Akademinë Evropiane për të Rinj 2016-2017, etj.

Ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare akademike në: Stamboll, Vjenë, Berlin, Hanover, Mynhen, York, etj. Ajo është autore e disa punimeve akademike të indeksuara ndërkombëtarisht (EBSCO) dhe i dy librave në gjuhë angleze: Lushaku Sadriu, Jehona. (2019) “Europeanization through Conditionality and Deliberation in the EU Enlargemant Process: An analysis of the case study of Kosovo” Berlin, Germany, si dhe “Bashkimi Evropian – Një përmbledhje e shkurtër” Konrad Adenauer Stiftung, Prishtinë, Kosovë (2017).

Përveç karrierës akademike, Lushaku Sadriu, angazhim të thellë shfaqi edhe në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes projekteve evropiane. Duke qenë udhëheqëse në Zyrën Erasmus +, është angazhuar që Kosova të rrisë projektet ndërkombëtare për shkëmbim të studentëve, përfitim të projekteve në ndërtim të kapaciteteve, etj.  Përgjatë viteve 2007-2010 ka qenë drejtoreshë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës, e më pas ka menaxhuar për dy vite projektin austriak KAIP për arsimin e lartë në Kosovë. Ajo për kohë të caktuar është angazhuar nga UNDP si këshilltare për integrime evropiane në zyrën e Kryeministrit të Kosovës dhe në Ministrinë e Drejtësisë, ndërkaq fushat e saj të ekspertizës janë: Integrimet evropiane dhe Arsimi i lartë.

Email: jehona.lushaku@rks-gov.net

Asistente: Anita.Xhabiri@rks-gov.net

Tel: 038-231-760

 

Drejtoria e Arsimit

Drejtoria e Arsimit, në kuadër të kompetencave ,autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore, udhëzimeve administrative të MASHT-it Statutit të Komunës ,dhe të politikave strategjike të Kryetarit të Komunës në fushën e veprimtarisë së saj, është kompetent dhe ka përgjegjësinë për menaxhimin dhe koordinimin e strukturës së arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3 ) në Komunë në Komunën e Prishtinës;

Udhëheq, menaxhon dhe koordinon procesin e licencimit të çdo institucioni edukativo-arsimor publik para-universitar, në përputhje me ligjet në fuqi dhe strategjinë e MASHT-it dhe të Komunës;

Bashkëpunon me Sektorin e Burimeve Njerëzore në procesin e punësimit të mësimdhënësve dhe personelit tjetër (ndihmës dhe mbështetës), në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe me aktet nënligjore komunale dhe qendrore;

Bashkëpunon me Sektorin e Burimeve Njerëzore në procesin e përzgjedhjes së drejtorëve dhe zv,drejtorëve të institucioneve të arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm (0,1,2,3), në pajtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi;

Në përputhje me aktet ligjore në fuqi dhe në bashkëpunim me Sektorin e Pagave menaxhon procesin e pagesave të stafit aktiv arsimor dhe stafit tjetër profesional dhe mbështetës në institucionet shkollore-arsimore të Komunës.

Në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, planifikon dhe mbikëqyrë zbatimin e strategjive për arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm në Komunën e Prishtinës;

Mbikëqyrë institucionet arsimore dhe vlerëson performancën e të gjithë të punësuarit e drejtorisë dhe drejtuesve të institucioneve arsimore në nivel Komunal;

Regjistron dhe pranon nxënësit, në pajtim me parimin e mos-diskriminimit të të gjitha formave të tij.

Regjistron të gjitha të dhënat e nxënësve dhe evidenton, ruan dhe arkivon dosjet e personelit arsimor dhe trupit menaxherial, në përputhje me ligjet, procedurat dhe formularët e MASHTI;

Nxitë dhe promovon mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar fillor dhe atë të mesëm në kushte të barazisë së plotë për të gjithë;

Konstaton dhe identifikon nevojat për ngritje të vazhdueshme profesionale të drejtorëve dhe të personelit arsimor aktiv, në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi dhe mundësitë reale buxhetore për to

Organizon trajnime për mësimdhënësit dhe stafin tjetër profesional;

Harton, propozon dhe miraton rregulloret e punës për shkolla të të gjitha niveleve në kompetencë të Komunës, duke përfshirë Kodin e mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit nxënësit dhe personelin tjetër mbështetës;

Merr vendime për ankesat kundër vendimeve të drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve para universitare në Komunë;

Monitoron dhe mbikëqyrë vendimet e drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve;

Monitoron të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës si organizatë buxhetore;

Mbikëqyrë shpenzimet e buxhetit, përmes kërkesës për raporte periodike nga shkollat;

Harton planin e prokurimeve për nevojat funksionale të Drejtorisë së Arsimit;

Në pajtimit me aktet ligjore në fuqi, merr pjesë në procedurat e prokurimit të propozuara nga Drejtoria e Arsimit deri në vlerësimin e ofertave (së paku një anëtar në komision për vlerësimin përfundimtar të ofertave);

Në këshillim me drejtorët e shkollave dhe të këshillave drejtuese të shkollave miraton rregulloret për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve;

Konstaton dhe identifikon si dhe propozon në marrëveshje me MASHT-in vendimin për themelimin, shuarjen, ndarjen apo mbylljen e institucioneve shkollore publike të niveleve 0,1,2,dhe 3 në Komunën e Prishtinës;

Nxit, ndihmon dhe inicion bashkëpunimin në mes mësimdhënësve prindërve ,nxënësve, me qëllim të ngritjes së kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësim-nxënies në shkolla të cilat I menaxhon dhe mbikëqyr (shkollat publike)

Organizon, inkurajon dhe nxitë organizimin e garave të ndryshme të diturisë në mes të shkollave ,nga lëndët e shkencave natyrore dhe atyre humanitare dhe ndan shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit dhe punëtorët arsimor të merituar;

Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e objekteve shkollore dhe të pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike.

Kujdeset, inicion dhe organizon krijimin e shërbimeve të nevojshme për nxënësit dhe mirëqenien e tyre ( ujin, ambient banjash, shërbime shëndetësore, shujta ditore etj.);

Kujdeset për mirëmbajtjen e ambienteve rrethuese të shkollave duke promovuar gjelbërimin e tyre;

Propozon dhe inicion bashkëpunimet ndër-komunale në fushën e arsimit;

Bashkëpunon me OJQ dhe shoqërinë civile si dhe me organizata qeveritare dhe jo qeveritare me qëllim të tërheqjes së donacioneve në interes të shkollave publike të të gjitha niveleve para-universitare me qëllim të avancimit dhe ngritjes së kualitetit të mësimdhënies dhe mësim-nxënies;

Për arritjen e objektivave të shëndetit publik ndërmerr aktivitete dhe zhvillon programe të përbashkëta me MASHT dhe shkollat për të nxitur kujdesin shëndetësor dhe shmangur smundejve ngjitëse dhe dukurive deveijante;

Kujdeset dhe mbështet arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta(speciale), në përputhje me masën dhe nevojat specifike të tyre;

Kryen edhe punë të tjera, në përputhje me ligjet e aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.

Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Arsimit, është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Arsimit.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
Aplikacione
Buxheti
Dëgjimet buxhetore
Dokumentet financiare
Draft rregulloret
Ekstraktet e procesverbaleve te komitetit per politike dhe financa
Ekstraktet e procesverbaleve te kuvendit
Këshilli komunal për siguri në bashkësi
Konkurset
Konkurset & Njoftimet
Konsultimet publike
Materialet Përcjellëse të Seancave të Kuvendit të Kryeqytetit
Njoftimet
Performanca komunale
Planet vjetore të Kuvendit
Procesverbalet
Procesverbalet e komitetit për komunitete
Raportet 3 Mujore
Raportet 6 Mujore
Raportet Financiare
Raportet periodike
Raportet Vjetore
Raportet vjetore të kuvendit
RAPORTIMI PER SIGURINE NE BASHKESI
Rregulloret
Strategjitë
Takimet publike
Thirrja për komitetin për komunitete
Thirrja per komitetin per politike dhe financa
Thirrja per kuvend
Thirrje per Propozime
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Arsim
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Barazi Gjinore
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Bujqësi dhe Zhvillim rural
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Planifikim Strategjik, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Pronë dhe Kadastër
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Thirrjet dhe Procesverbalet e komitetit për Shërbime Publike
Vendimet