Departamentit i Prokurimit në Komunën e Prishtinës
U.D i Departamentit,
Visar Shehu
E-mail: visar.shehu@rks-gov.net
Tel: 038 224 869
Përshkimi i detyrave të Departamentit të Prokurimit
E bën parakualifikimin e furnizuesve, përgatitjen e dokumenteve- të ofertimit (ftesës për oferta, kërkesa për kuotime dhe kërkesa për propozime) dhe lëshimit të tyre, administrimin e tenderëve, monitorimin e procesit të prokurimit, përgatitjen e hapjes publike të ofertave dhe përpilimin e raporteve,
Është përgjegjëse për klasifikimin e dokumenteve përkatëse dhe bën mirëmbajtjen e librarisë teknike,
E mirëmban listën e azhurnuar të kontraktuesve dhe furnizuesve. Kjo informatë mund të mbahet lokalisht, ose nga bazat e të dhënave prej AQF-së dhe Njësisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Përmes AQF-së siguron se të gjithë furnizuesit, apo agjentët e emëruar të Kosovës janë të regjistruar dhe janë njësi tatimpaguese, në të kundërtën, ata nuk mund të konsiderohen për pjesëmarrje në ndonjë ofertim ose procedure të kuotimit,
Siguron që mallrat dhe shërbimet të prokurohen në mënyrë sa më ekonomike, efikase dhe efektive. Të përgatisë specifikime të hapura, të sigurojë trajtim të barabartë dhe konkurrencë ndërmjet gjithë furnizuesve,
Organizon procedurën e kuotimit dhe të tenderit varësisht nga çmimi i vlerësuar në bazë të limiteve financiare të miratuara,
Asiston në aranzhimin e procedurave dhe krijimin e komisioneve për vlerësim,
Me mbarimin e procesit të vlerësimit dhe procesit administrativ, e përgatitë kontratën dhe lëshon urdhrin për blerje,
Asiston në monitorimin dhe ekzekutimin e kontratave dhe urdhrave për blerje,
Përcjellë shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve në bazë të marrëveshjes,
E bën kontrollimin e faturës në pajtim me kontratën me shënimet mbi mallrat e pranuara, shënimet e dërgesës të nënshkruara nga nëpunësi i emëruar për pranimin e mallrave,
Kryen edhe detyra të tjera që kanë të bëjnë me prokurimin.