“Sipas opinionit tonë, pasqyrat financiare të Komunës së Prishtinës deri më 31 dhjetor 2009 prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtet në të gjitha aspektet materiale, pozitën financiare (ISSAI 400 Opinion i Pakualifikuar më Theksim të çështjes)”, thuhet në pikën V-të të këtij raporti.
Rreth rekomandimeve dhe vërejtjeve të paraqitura në raport, Komuna së shpejti do të dalë më komentet e saja.
Këshilli i Drejtorëve pas shqyrtimit të raporti të auditimit të brendshëm, miratoi disa propozime që dalin nga rekomandimet e auditorit lidhur me pasqyruat financiare në fushën e shëndetësisë.
Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Prishtinës, nën udhëheqjen e kryetarit, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin e Auditorit Gjeneral, atë të brendshëm dhe disa pika të rendit të ditës, materiali i së cilës do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës.