Me rastin e 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me RTK-në, të dielën më 4 korrik, në orën 20:00, në Bulevardin “Nëna Terezë”, organizojnë koncert festiv.Të pranishmëve do t’u drejtohen kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe Michael Murphy, zv.shef i Ambasadës amerikane në Kosovë.