Hapjen e kësaj ngjarje sportive e bëri drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë se Arsimit, Remzi Salihu
Në ketë vrapim morën pjesë 26 shkolla, prej tyre 16 shkolla fillore dhe 10 të mesme , me gjithsejtë 500 garues.
Fituesit u shpërblyen me medalje dhe mirënjohje , po ashtu me mirënjohje u shpërblyen edhe shkollat pjesëmarrëse si dhe shoqatat dhe institucionet që kontribuon në ketë aktivitet.
Për nder të “Ditës së Dëshmoreve të Prishtinës”, sot, duke filluar nga ora 10:00, në Bulevardin “Nëna Terezë” u mbajt vrapimi "Krosi i Krenarisë" , aktivitet ky që u organizua nga Drejtoria për Kulturë , Rini dhe Sport, Shoqata e Pedagogeve të Kulturës Fizike dhe Sportit shkollor, si dhe Subjektet e dalura nga lufta e UÇK-së, në nivel të shkollave fillore dhe te mesme te kryeqytetit .