Profesorët eminent të Akademisë Amerikane të Mjekeve Familjare, ofruan para mjekëve kosovarë ekspertizën e tyre për mjekësinë familjare .
Prof.Warren Hefforn, në emër të delegacionit nga SHBA-ja, u falënderua për mikpritje dhe shprehi kënaqësinë e tij dhe ekipit shoqërues, për të arriturat e jashtëzakonshme në zhvillimin e Mjekësisë Familjare në Kosovë, gjatë këtyre viteve , duke ofruar në këtë mënyrë bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës dhe Asociacionin e Mjekëve Familjar të Kosovës, në zbatimin e programeve të saj, përkatësisht avancimin e Zhvillimit të vazhdueshëm profesional për mjekët familjar dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësorë në kujdesin parësor shëndetësor, si një nga objektivat kyçe të strategjisë se kujdesit parësor shëndetësor .
Ky simpozium është përkrahur nga Ministria e Shëndetësi së Kosovës dhe Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqene Sociale e Komunës së Prishtinës, dhe viti i katërt që organizohet.
Një grup ekspertesh medicinal nga SHBA-të, kryesuar nga Prof. Dr. Warren Heffron, ishin pjesëmarrës të simpoziumit ndërkombëtar me temën “ Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional në Mjekësi Familjare “, që është mbajtur në Prishtinë, përkatësisht në Qendrën për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës (QZhMFK).