Prishtinë, 30 mars 2010
Sot, në orën 11.40, në kabinetin e nënkryetarit të komunës, nënshkruhet Protokolli midis Komunës së Prishtinës, KfW-së dhe NPK “Termokos”, lidhur me financimin e projektit të ngrohjes qendrore.
Nënshkrimi i protokollit bëhet nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti, përfaqësuesi i KfW-së dhe drejtoresha e NPK “Termokos”.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të jenë prezentë gjatë nënshkrimit të këtij protokolli.
Vërejtje: Pas nënshkrimit të Protokollit, në orën 12.00, mbahet konferenca e paralajmëruar për në orën 13.00