Po ashtu nesër inspektorët e ndërtimit do të bëjnë rrënimin e dy ndërtimeve pa leje në fshatin Çagllavicë, në magjistralen Prishtinës- Ferizaj, ana e djathtë.
Rrënimi i këtyre objekteve pason pas përfundimit të proceduarve ligjore, dhe gjatë rrënimit do të asistojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK-së).
Inspektorati i ndërtimit i Komunës së Prishtinës, nesër më 2 korrik në orën 10.00, fillon largimin e katër objekteve të përkohshme në Bulevardin “Bill Klinton”. Largimi i këtyre objekteve bëhet për të krijuar kushte për fillimin e ndërtimit të nënkalimit në anën e rrugës që kufizohet më lagjen “Pejton”.