Ky është viti i dytë që organizohet kjo ngjarje , dhe "Festivalii Luleve" do të jetë i hapur 30 ditë..
Qëllimi i organizimit të këtij Festivali është që të lehtësojë qasjen e prodhuesve vendorë të luleve në tregun tonë, si dhe të krijojë një imazh sa më të mirë për qytetin dhe ambientin që na rrethon.
Pjesëmarrja në një ngjarje të tillë do të mundësojë promovimin e llojeve të ndryshme të bimëve dekorative, respektivisht luleve të prodhuara në vend dhe do të shtojë bashkëpunimin në mes të prodhuesve vendor.
Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Intercooperation, Fondacioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes Promovimit të Hortikulturës në Kosovë (PHK) dhe prodhuesve vendorë të luleve dhe bimëve dekorative.
Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë ngjarje.
Komuna e Prishtinës- Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, nesër (e enjte) më 15 prill të këtij viti, në orën 11:00, në Bulevardin “Nëna Terezë”, bënë hapjen solemne të ‘Festivalit të Luleve”, nën sloganin “Pranvera në Prishtinë”.