Në këtë akademi përveç familjarëve të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, janë të ftuar edhe udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore të Kosovës, këshilltarët komunal dhe të ftuar tjerë.
Ndërkaq, me rastin e këtij përvjetori, Komuna e Prishtinës, ka përgatitur një program të pasur kulturo-artistik.
Vënia e kurova të luleve në varrezat e dëshmorëve, do të fillojë në orën 10.00, në lagjen “Velania”, tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe në varrezat e dëshmorëve, për të vazhduar me vënien e kurorave të luleve tek monumenti i heroit Zahir Pajaziti, si dhe tek varrezat e Dëshmorëve në fshatrat: Makovc, Prapashticë, Mramuer, Marec, Barilevë, Bërnicë dhe Sharban.
Komuna e Prishtinës, me rastin e 18 Prillit-Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, të dielën më 18 prill, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë dhe të Kulturës, në orën 18.00, mbanë Akademi Përkujtimore.