Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, më datë 07.11.2026 (e shtunë), rruga “B” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve në segmentin përkatës, nga ora 08:00 deri në ora 12:00, për shkak të organizimit dhe zhvillimit të garës së çiklizmit nga Federata e Çiklizmit e Kosovës.
Si rrjedhojë e këtij kufizimi të përkohshëm të qarkullimit, do të aplikohen ndryshime të përkohshme në itineraret e disa linjave të transportit publik, si në vijim:
1. Linja nr. 1
- Stacioni i fundit i linjës do të jetë në rrugën “Fadil Fadil”, te Fakulteti Teknik.
2. Linjat nr. 3 dhe 3A
- Nga rreth rrotullimi te Flamuri, autobusët do të vazhdojnë qarkullimin në rrugën “Fehmi Lladrovci”, më pas në rrugën “Xhevë Lladrovci” dhe rrugën “Xheladin Rekaliu”, vazhdon djathtas në rrugën “Enver Maloku” dhe do të vazhdojnë në rrugën “C – Ali Aliu Kelmendi”, deri te rreth rrotullimi në këtë rrugë, nga ku do të realizohet edhe qarkullimi në drejtim të kundërt.
Këto ndryshime do të jenë të vlefshme vetëm gjatë periudhës së lartcekur, përkatësisht nga ora 08:00 deri në ora 12:00.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe udhëtarëve për këto ndryshime të përkohshme dhe ju falënderojmë për bashkëpunimin.