Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, përkatësisht inspekcioni komunal, të hënën më 5 korrik, në orën 09:00, fillon aksionin për largimin e tavolinave, ulëseve dhe objekteve tjera të vendosura para lokaleve hoteliere, kafiterive etj, të vendosura nga pronarët e lokaleve pa leje përkatëse për shfrytëzimin e hapësirave publike.Largimi i tavolinave dhe ulëseve do të fillojë në Bulevardin “Bill Klinton” ( te Santeja), për të vazhduar në të gjitha rrugët dhe lagjet e qytetit.