Rrënimi i këtyre lokaleve ka pasuar pasi kanë përfunduar proceduarat e parapara ligjore, për të krijuar kushte për zhvillimin e punimeve të nënkalimit që lidhë lagjet “Pejton” dhe “Dardania”.
Rrënimi është bërë nga kompania “Alko Impex”, në asistencë të Policisë së Kosovës (PK-së).
Po ashtu sot inspektorët e ndërtimit kanë bërë rrënimin e dy objekteve të filluara pa leje në fshatin Cagllavicë.
Inspektorati i ndërtimit i Komunës së Prishtinës, të premten më 2 korrik, ka bërë rrënimin e katër lokaleve, në Bulevardin “Bill Klinton”.