“Ky projekt është një nderë projektet më kapitale që ka filluar të realizohet midis komunës dhe kësaj Ministrisë së Mjedisit”, tha Mustafa.
Ndërkaq, ministri Yagcilar, tha se nënshkrimi i memorandumit të sotëm është vazhdimësi e participimit prej vitit të kalua, ku kemi ndihmuar komunën me 470 mijë euro. Duke folur për vazhdimësinë e këtij projekti, Yagcilar premtoj se do t’i ndajë edhe një shumë të konsiderueshme të mjeteve për kryerjen e këtij projekti.
Vitin e kaluar Komuna e Prishtinës ka ndarë 530 mijë euro, ndërsa ministria ka ndarë 470 mijë euro.
Ndërsa, sivjet nga buxheti i Komunës janë ndarë 1 milionë euro, aq sa ka dhënë edhe Ministria e Mjedisit.
Faza e parë e kësaj rruge me gjatësi rreth 700 metra, është kontraktuar për 3 milion e 100 mije euro.
Kurse, i tërë projekti i rrugës në gjatësi prej 2.2 kilometra, pritet të kushtojë rreth 7 milion euro.
Kjo rrugë do të jetë e gjerë 36 metra dhe do t’i ketë gjashtë krosi, me shiritin ndarës për biçikleta, tre shirita të gjelbër dhe një kanal të gjelbër anësorë, i cili do të ndihmojë që në rast të vërshimeve, apo të ujërave të bëjë akumulimin.
Kjo hapësirë do të shfrytëzohet si sipërfaqe e gjelbër për qytetarët e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, sot, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës “B” . Ky projekt përfshinë hapësirën nga lagja e “Spitalit”, në afërsi të ish Farmed-it e deri në lagjen “Kodrën e Diellit”, në vendin e quajtur Banesave të Bardha.