Në këtë ceremoni një fjalë rasti do ta mbajë kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ndërsa të pranishëmve do t’u drejtohen komandanti i policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, përfaqësuesi i ICITAP-it dhe përfaqësuesi i anëtarëve të EVSB-ve të Prishtinës.
Përfaqësuesit e EVSB-ve, kanë ndjekur një trajnim për adresimin e çështjeve të krimit, sigurisë dhe përmirësimit të kushteve jetësore dhe bashkëpunimit midis komunës, policisë dhe qytetarëve.
Ekipet vepruese për siguri në bashkësi (EVSB-të) të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me ICITAP dhe QKPSED, nesër më 23 qershor, në orën 11:00, në objektin e komunës, (sallë e madhe, kati përdhes) organizojnë ceremoninë e diplomimit të anëtarëve të EVSB-së.