Qytetarët e Prishtinës mund të informohen për të arriturat, sfidat dhe planifikimet e udhëheqjes komunale, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Qytetarët do të kenë mundësi të bëjnë pyetje me shkrim dhe të marrin përgjigje nga udhëheqësit komunal.
Ftohen qytetarët e Prishtinës dhe përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë në tubimin e organizuar nga Komuna e Prishtinës.
Tubimi mbahet në sallën e madhe (kati përdhes) të KK të Prishtinës
Komuna e Prishtinës, më datë 25 qershor ( e premte) të këtij viti në orën 11.00, organizon tubim-debat me qytetarë.
Në tubim përveç kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, marrin pjesë edhe drejtorët e Drejtorive të Komunës së Prishtinës.