“Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar më ju, dhe për të ofruar ndihmën tonë sa i përket shtirjes së rrjetit dhe çështjeve tjera të kompanisë “IPKO”, ka të bëjë me ne”, tha kryetari Mustafa.
Ndërsa, drejtori i kompanisë “IPKO”, falënderoi kryetarin Mustafa për pritje dhe për ofrimin e bashkëpunimit.
“Kompania jonë është e gatshme të bashkëpunojë me komunën në fushat që na përkasin, të pajisemi me leje për shfrytëzimin e infrastrukturës komunale dhe pagesën e taksave për shfrytëzimin e hapësirave publike, për shtrirjen e rrjetit të kompanisë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarë”, tha Babiq.
Bashkëpunimi në mesë Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “IPKO”, do të jetë i vazhdueshme, u tha në këtë takim.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot, priti në një takim Branko Babiq, drejtor i kompanisë “IPKO”.