“E nderuara familje Fehmiu, më lejoni që në emër të qytetarëve të Prishtinës, dhe në emër tim të ju shpreh ngushëllimet e sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj dhe artistit tonë të madh z. Bekim Fehmiu. Kujtimi për të, do të mbetet gjithnjë i gjallë mes nesh”, thuhet në telegramin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
Me rastin e me rastin e vdekjes së Bekim Fehmiut, aktor i përmasave botërore i teatrit dhe filmit, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së tij.