Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Nazane Breca, sot, në orën 10:00, do të presin në një takim përfaqësuesit e Kolegjit Mbretërorë të Mjekësisë Familjare të Mbretërisë së Bashkuar.
Takimi mbahet në kabinetin e kryetarit të Prishtinës.
Ftohen përfaqësuesit e mediave ta përcjellin këtë takim.