“Jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë nga Komuna dhe Ministria për mbajtjen e provimit të maturës, dhe besojmë që ky provim do të përfundojë i suksesshëm, tha i pari i Prishtinës.
Kryetari Mustafa, u informua nga përgjegjësit e shkollave për ecurinë e procesit dhe mënyrën e menaxhimit të gjatë mbajtjes së provimit të maturës.
“Provimi i maturës në Komunën e Prishtinës, është duke u mbajtur në 11 qendra, dhe atë në shkollat: SHMT "28 Nëntori"; Gjimnazi "Sami Frashri"; Gjimnazi "Xhevdet Doda"; SHMM "Dr. Ali Sokoli", SHF "Emin Duraku";SHF "Meto Bajraktari"; SHF "Faik Konica; SH "Xhemail Mustafa"; SHF "Dardania"; SHF "Hasan Prishtina”; dhe SHF "Ismail Qemali", tha Remzi Salihu, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nënkryetari Avdullah Hoti, dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Salihu, sot, vizituan SHM “Sami Frashri” dhe SHM “ 28 Nëntori”, me rastin e mbajtjes së provimit të maturës.