Edhe në këtë takim u bisedua për bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta midis Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme.
“Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi vendosur dhe mbështetjen që po i ofroni Komunës së Prishtinës, në zbatimin e vendimeve tona në të mirë të qytetarëve, bashkëpunim të cilin dëshirojmë ta forcojmë edhe më tepër”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
Emini prezantoi para udhëheqjes komunale një plan që ka përgatitur njësia e trafikut e PK-së , lidhur me disa nyje në trafik, për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve, si dhe foli për planin operativ për sezonin veror që ka filluar të aplikohet nga PK-ja.
Ndërsa kryetari Mustafa, i informoi udhëheqjen e PK-së për planet e komunës, për të intervenuar në disa pika në qytet, për lirimin e trafikut, si në zgjerimin e rrugëve, ndërtimin e disa mbi kalimeve për këmbësor që do ta lehtësonin dukshëm qarkullimin e automjeteve.
“Në këta vit komuna ka paraparë të ndërtojë dy nënkalime në Bulevardin “Bill Kliniton”, dy mbikalime në lagjen “Arbëria”, në pjesën e unazës së parë, në mbikalim në afërsi të shkollës së mesme “Ali Sokoli”, etj”, tha Mustafa.
Po në këtë takim u fol edhe për operacionet e përbashkëta që do t’i marrë inspekcioni i komunës dhe policia, në zbatimin e rregulloreve për respektimin e orarit të punës nga bizneset, kontrollimin e lokaleve të natës, lirimin e trotuareve, lirimin e hapësirave publike etj.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, me bashkëpunëtorë, sot, priti në një takim drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës, Emin Beqirin, dhe stafin e tij.