Ndërkaq, projektet që ndërlidhen me komunat krijojnë rezultate. E dini se ky proces ka qenë mjaft i komplikuar, por tani që kemi strategjinë në muajt e ardhshëm mund të fillojmë të zbatojmë projekte në praktik. Në presim të punojmë në projekte konkrete.
Ky është një dokument i gjallë dhe afatgjatë. Në hapat e ardhshëm do të ketë më shumë fonde dhe para për të investuar në zonat ekonomike. Por, të gjitha gjërat nuk mund të zgjidhen brenda muajve, prandaj duhet shumë punë.
Drejtori i AZHR-së, Salvador Elmazi, prezantoi Draft-Strategjinë e punuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Qendër.
Ai tha se deri në fund të vitit do të kemi një plan nga burimet e financimit të kësaj strategjie.
“Vizioni i ZEQ është, që përmes zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal, të krijoj mundësi të barabarta dhe mirëqenie për qytetarët e saj, që do të matej në infrastrukturë cilësore, mjedis të pastër, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në përputhje me standardet e BE-së”, tha Elmazi
“Synimet e kësaj strategjie janë zhvillimi ekonomik, zgjerimi i sistemit të ujitjes së tokave, shfrytëzimi i linjitit dhe ndërtimi i kapaciteteve elektoroenergjetike, zhvillimi i industrisë përpunuese – kultivimi dhe përpunimi i frutave dhe perimeve, përpunimi i letrës, plastikës, përpunimi i xeheve”, shtoi ai..
“Hapja e rrjetit të zyrave One-stop-shop që mbulojnë të gjitha komuna e ZE Qendër, dhe është paraparë themelimi i qendrave të inovacionit dhe mbështetjes bujqësore; Qendrave për dialog ndërmjet Akademisë dhe ndërmarrjeve për përmirësimin e cilësisë së fuqisë punëtore; fuqizimi i qendrave komunale të punësimit, përmirësimi i mjedisit; themelimi i Zyrës Regjionale të Informacionit për turistë”, tha udhëheqësi i AZHR-së Selvador Elamzi.
Në këtë takim diskutuan disa të pranishëm, si Muhamet Mustafa nga Riinvest, Mustaf Hasani, drejtor i Agjencisë për Tërheqje të Investimeve, Naser Grajqevci nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Shenoll Muharremi nga KE.
Agjencia për Zhvillim Rajonal – Qendër, nën kryesimin e Isa Mustafës, kryetar i Komunës së Prishtinë, dhe kryesues i Bordit të Partnerëve të AZHR-Qendër, sot, diskutoi Draft-Strategjia për Zhvillimin Rajonal Social-Ekonomik për Zonën Ekonomike Qendër.