Anëtarët e KPF-së, sot, i proceduan Kuvendit për miratim këto rregullore, rregullore këto të harmonizuara me dispozitat e ligjeve, akteve nënligjore dhe me Statutin e komunës:
Propozimrregullorja për përbërjen dhe kompetencat e komiteteve;
Propozimrregullorja për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të komunës së Prishtinës;
Propozimrregullorja për leje pune të organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës;
Propozimrregullorja për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit të komunës së Prishtinës;
Propozimrregullorja për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e nxënësve të shkollave të mesme të komunës së Prishtinës;
Propozimrregullorja për shërbimin e transportit me “merimangë” në territorin e komunës së Prishtinës.
Po ashtu ky komitet i propozojë Kuvendit Vendimin për lejimin e mjeteve financiare për shujtën ditore për të punësuarit në administratën komunale , si dhe propozimvendimin për rritje të të hyrave vetjake për Drejtorin e Arsimit.
Për të gjitha pikat e rendit të ditës diskutuan anëtarët e këtij komiteti Sami Hamiti , Flamur Shala (PDK), Aziz Pacolli (AKR), Shefqet Sylejmani (AAK), Feim Salihu (LDK), Vjollcë Krasniqi (LDK) etj.
Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Prishtinës, sot mbajti mbledhjen e radhës të cilën e udhëhoqi kryesuesi i këtij komiteti, Sami Hamiti.