”Shpallja kampion e ekipit tuaj është nderë edhe mburrje për Prishtinën, dhe ne do të përpiqemi që t’ju ofrojmë mbështetje, pasi që ju i promovoni vlerat e rinisë sonë dhe kontribuoni që rina të merret me sport dhe të largohet nga rruga dhe kafiteritë”, tha Mustafa.
Në kuadër të mbështetjes për sportin ne si komunë i kemi në përfundim nëntë salla të edukatës fizike dhe disa terrene të hapura sportive, dhe jemi të përkushtuar që çdo në lagje të qytetit të ndërtojmë nga një terren sportivë, tha Mustafa.
Po ashtu jemi duke bërë përpjekje që të rimarrim në menaxhim Pallatin e Kulturës , Rinisë dhe Sporteve, me qëllim që sa më parë të fillohet të investohet në këtë pallat për të krijuar kushte sa më të mira për sportistët tanë.
Përfaqësuesit e KB “Sigal Prishtina”, falënderuan kryetarin Mustafa për pritje, dhe mbështetje duke garantuar se sukseset e arritura do të përsëritën edhe në vitet e ardhshme.
Kryesia edhe basketbollistët e këtij klubi i dhuruan kryetarit të Prishtinës, një top basketbolli me nënshkrimet e lojtarëve dhe një fanellë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, sot, pritën në një takim kryesin dhe basketbollistët e KB “Sigal Prishtina”, si dhe udhëheqjen e tifozëve “Plisat”.