“Sot me bashkëpunëtorët e mi, me përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, jemi këtu që të shikojmë punimet e rrugëve në këtë lagje”, tha kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e asfaltimit të rrugës mbi kolektor të lumit “Prishtina, dhe rrugës “Murat Gjakja” me disa rrugë lidhëse në lagjen “Gallapi”.
“Është fjala për gjashtë rrugë të cilat i kemi ndërtuar nga vjeshta e vitit të kaluar, dhe po përfundojnë tani, në vlerë prej rreth 2 milion e 100 mijë eurove, ajo që është investimi më i madh është kolektori këtu mbi lumin ‘Prishtina”, dhe mbulimi i lumit, ndriçimi dhe sinjalizimi i plotë, si dhe rrugët tjera ndihmëse, rrugët të cilat lidhen me lagjen “Vneshta”, dhe janë katër rrugë brenda kësaj lagjeje. Ne përmes këtyre rrugëve kemi arritur që të përmirësojmë cilësinë e jetës së qytetarëve, sepse ka qenë një gjendje shumë të vështirë, dhe jemi të kënaqur me këtë çfarë është punuar, jemi të kënaqur po ashtu edhe me ekzekutuesit e punimeve”, tha Mustafa.
“Ne do të bëjmë përpjekje që edhe në lagje tjera, ku kemi këso situate, ose të ngjashme të intervenojmë shpejtë dhe të krijojmë kushte të mira të jetesës së qytetarëve, është synim i joni themelor, ne ju kemi premtuar se do ta bëjmë dhe çdo ditë po i realizojmë projektet që ju kemi premtuar qytetarëve”, pohoi i pari i kryeqytetit.
“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale. Unë mendoj se me ekipin që e kamë tani në komunë, dhe me anëtarët e Kuvendit të cilët janë shumë të interesuar që t’i qojnë përpara projektet, programi do të arrijmë që të realizojmë edhe atë që ua kamë premtuar, por ndoshta edhe disa çështje që nuk kemi arritur t’i premtojnë, por që aktualiteti i kohës do të kërkojë që ne t’i bëjmë ato”, deklaroi Mustafa.
Kryetari Mustafa foli edhe për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës, sa i përket pikave të karburanteve. “Ne po bëjmë përpjekje që të krijojmë siguri të plotë, i kemi disa mosmarrëveshje edhe me ministrinë përkatëse në këtë fushë. Tani kemi një licencë e cila është dhënë për një pikë karburantesh në afërsi të Xhamisë së Llapit nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me të cilën ne nuk jemi pajtuar. Unë i kam shprehur mospajtimin tim edhe ministrit edhe zëvendësministrit, edhe mendoj se është një shkelje e rëndë ligjore, sepse nuk ka vend aty për këtë destimin . Ne nuk do të lejojmë që ajo aty të ndërtohet, mirëpo, dëshirojmë që ministria e cila na ka pru në këtë situatë, ajo të na nxjerrë nga situata, ose ne do ta bëjmë vetë, javën e ardhshme do ta rrënojmë atë dhe do ta heqim, sepse nuk dëshirojmë që t’i rrezikojmë qytetarët edhe monumentet që janë nën mbrojtje të institucioneve kulturore, siç është Xhamia e Llapit. Sepse nuk kemi të drejtë që asaj t’ia ndërtojmë një pompë të benzinës afër dhe t’i rrezikojmë njerëzit që shkojnë t’i kryejnë ritet fetare”, u shpreh kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, dhe i shoqëruar me përfaqësuesit e subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, sot ishte i vizitoi lagjen “Gallapi”, me rastin e asfaltimit të disa rrugëve.