Agjenda e aktiviteteve që do të mbahen më 9 maj (e diele) për të shënuar Ditën e Evropës.
9:00 – 10:00 – Parakalimi i fëmijëve – me start nga Teatri Kombëtar i Kosovës, nëpër Bulevardin “Nëna Terezë" deri te Pallati i Rinisë. Pjesëmarrës janë: – Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës;
– Xixëllonjat;
– Balerinat;
– Asamblistët;
– Ambasadorët e vegjël;
– Sportistët e vegjël;
si dhe paraqitja skenike e të rinjve nga shkollat e mesme.
10:00 – 13:00- Gjysmë-maratona
12:00 – 12:30- Mbjellja e fidanëve në parkun e lagjes “Ulpiana’” (te fontana),
13:00 – 16:00-Këndi i pikturës nga Qendrat Rinore (Bul.“Nëna Terezë”)
13:30 – 16:00- Street ball, lojë miqësore mes nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës (Bul.“Nëna Terezë”)
Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin këto aktivitete
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e 9 Majit-Ditës së Evropës, nesër ( e diele), në orën 12:00, në lagjen “Ulpiana”, (në afërsi të fontanës, dhe semaforëve mbrapa konvikteve), do të përurojë rregullimin e gjelbërimit dhe simbolikisht do të bëjë mbëltimin e fidanëve.