Përveç mbulimit të kolektorit në këtë lagje është rregulluar kanalizimi fekale, kanalizimi atmosferik, ujësjellësi dhe ndriçimi publik.
Vendtakimi me përfaqësuesit e mediave dhe pjesëmarrës tjerë është në afërsi të objektit banesor social, në kryqëzimin e rrugëve tek “Fusha e Pajtimit”.
Vendtakimi me përfaqësuesit e mediave dhe pjesëmarrës tjerë është në afërsi të objektit banesor social, në kryqëzimin e rrugëve tek “Fusha e Pajtimit”.
Transporti për gazetarë i siguruar nga komuna, nisja nga objekti i komunës bëhet në orën 10:40.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, nesër (e shtune) më 8 maj, në orën 11.00, do të jetë i pranishëm në lagjen "Gallapi", me rastin e asfaltimit të rrugëve mbi kolektor (lumin “Prishtina”) dhe “Murat Xhakja”.