Agjenda e aktiviteteve që do të mbahen më 9 maj (e diele) për të shënuar Ditën e Evropës.
9:00 – 10:00…..PARAKALIMI I FËMIJËVE – me start nga Teatri Kombëtar i Kosovës,
nëpër Bulevardin “NënaTerezë" deri te Pallati i Rinisë.
Pjesëmarrës janë:
– Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës;
– Xixëllonjat;
– Balerinat;
– Asamblistët;
– Ambasadorët e vegjël;
– Sportistët e vegjël;
– si dhe paraqitja skenike e të rinjve nga shkollat e mesme.
10:00 – 13:00…..GJYSMË-MARATONA
12:00 – 12:30…..MBJELLJA E FIDANEVE NË PARKUN E LAGJES “ULPIANËS” (te fontana),
13:00 – 16:00…..KËNDI I PIKTURËS nga Qendrat Rinore (Bul.“Nëna Terezë”)
13:30 – 16:00…..STREET BALL lojë miqësore mes nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës (Bul.“Nëna Terezë”)
Ftohen përfaqësuesit e mediave t’i përcjellin këto aktivitete
Me rastin e 9 Majit-Ditë së Evropës, Komuna e Prishtinës-Drejtoria për Kulturë, Sport dhe Rini, në bashkëpunim me Zyrën komunale për integrime kanë organizuar aktivitete të ndryshme.