Pikat përfundimtare për lëvizjen e automjeteve përveç banorëve të lagjes
Normale, Sefali e Taukbashqe do të jetë:
– Kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”;
– Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri”, “Dr. Xhavit Ahmeti” dhe “ dr. Lec Gradica”;
– Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sefalisë në drejtim të Pishinës dhe parkut “Gërmia”.
Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te Pishina do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të N.K.Trafiku Urban.
Inspektorati i Komunës së Prishtinës gjatë këtyre ditëve, do t’i parandalojë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen-shërbimin ndaj qytetarëve, dhe do të organizojë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimi i zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave që ato të bëhen në vende të caktuara, thuhet në urdhëresën e nënshkruar nga Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, në bazë të kompetencave që ushtron me rastin e festës së 1 Majit, lëshon këtë urdhëresë, në të cilën thuhet: