Rregullim i këtyre ashensorëve është bërë nga buxheti i Komunës së Prishtinës. Në këtë rast kryetari Mustafa ka pohuar që kjo paraqet edhe një dëshmi që Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e vizionit të saj që qytetaret e kryeqytetit të kenë një jetë me të mirë. “Jemi sot këtu për të bërë inaugurimin e rregullimit të shtatë ashensorëve, puna në rregullimin e të cilave ka filluar vitin e kaluar dhe ndërsa pritet rregullimi dhe lëshimi në funksionimin edhe i pesë ashensorëve të tjerë, kjo puna është e bartur nga kontingjenti i kontratave të vitit të kaluar, ndërsa këtë vit komuna ka ndarë 250 mijë euro që do të mundësojnë rregullimin edhe të dymbëdhjetë ashensorëve tjerë” tha kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Sipas tij Komuna e Prishtinës është duke i parë mundësitë që në bashkëpunim me donatoret ndërkombëtar t’i qaset kësaj çështje. “Jemi duke parë mundësit që me zyrën ndërlidhëse të Komisionit evropian të bëhet një investim i përgjithshëm dhe në këtë drejtim kemi premtime konkrete” ka potencuar kryetari Mustafa. Ai ka thënë që për veç rregullimit te ashensorëve Komuna është duke punuar edhe në krijimin e këshillave të lagjes cilat do të mundësonin më lehtë identifikimin dhe nevojat e banorëve dhe njëkohësisht zgjedhjen me të lehte të çështjeve me të cilat përballen ata.
Kryetari i Komunës së Prishtinës Isa Mustafa i shoqërua edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Agim Gashi, sot, kane bërë inaugurimin e funksionimit të ashensorëve në shtatë blloqe të banesave në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.